Ajo u raportua si përfshirje e Reformës në Drejtësi në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, e reflektuar kjo edhe në faqen zyrtare të Parlamentit në fakt bëhet fjalë për nismën e 30 deputetëve të Partisë Demokratike për atë që opozita e ka cilësuar si “dekusarizimi” i Kuvendit.

dekusarizimi 2

Kuvendi sqaroi se në faqen e internetit, parlament.al ekziston vetëm një projektligj që parashikon ndryshime kushtetuese. Dhe ky është propozimi i demokratëve i depozituar me 12 Maj të këtij viti, që mban edhe firmat e 30 deputetëve që e kanë propozuar.  Kreu i Grupit Parlamentar të LSI tha ishte bërë një lapsus vetëm me karikimin e dokumentave.

dekusarizimi 1

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat nuk është i bindur se bëhet fjalë për një gabim njerëzor.

Partia Demokratike tha se do ta çonte çështjen në prokurori, por nuk do ta ndërmarre këtë hap pas daljes në dritë të këtyre fakteve të reja.

Tv Klan