Numëron 4.7 miliardë transmetime

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është personfikimi i fjalës sukses. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar e emocionuar arritjen e radhës.
Dua ka hyrë në histori dhe është bërë femra e parë me albumin më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021.

“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total. Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Ditë më parë, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John. Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

Klan News