Mango konsiderohet një frut me vlera të shumta ushqimore, por edhe me shumë përfitime shëndetësore. Sipas një studimi të kryer, është i shkëlqyer për lëkurën, prandaj sugjerohet të përdoret edhe si maskë për fytyrën.

Temperaturat e larta krijojnë mjaft probleme për lëkurën dhe fytyrën tuaj, por maska me mango i jep lëkurës një shkëlqim natyral, e hidraton atë dhe e mban të shëndetshme.

Ajo çfarë duhet të bëni është ta përzieni me pak tërshërë. Mund të duket si një ushqim që do ishte ideal për mëngjes, por në të vërtetë i bën shumë mirë fytyrës tuaj.

Për këtë maskë ju duhet një mango e pjekur, disa bajame të bluara, tre-katër lugë tërshërë dhe dy lugë qumësht. Pasi e keni përzjerë dhe keni krijuar një masë homogjene aplikojeni në fytyrën tuaj për 15 minuta,

Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë për të vënë re ndryshimin.

Një tjetër maskë që ju duhet të bëni për fytyrën është edhe ajo që përftohet nga përzjerja e tulit të mangos me një lugë mjaltë dhe pak lëng limoni.

Masën që krijohet përhapeni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë aty për rreth 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

Rekomandohet kjo maskë sepse është jashtëzakonisht e dobishme, sidomos për një fytyrë me akne dhe sepse përmirëson tonin e lëkurës./tvklan.al