Padit një kompani kozmetike që i përdori imazhin

Pamja e saj vlen shumë dhe ajo nuk lë asnjë që të përfitojë nga kjo gjë. Kim Kardashian ka paditur një aplikacion komzmetike me 10 milionë dollarë pasi i ka përdorur imazhin për reklamimin e produkteve.

Ylli televiziv është shprehur se pamja e saj vlen të paktën aq para sa ka paditur firmën e kozmetikës dhe shumat që kompania ka përfituar me foton e saj.

Aplikacioni “iHandy” ndërkohë deklaroi se nuk ishin në dijeni që fotoja që kishin marrë ishte e Kim Kardashian, pasi nuk i ngjasonte fare.

Ky pohim i tyre në fakt është pritur me ironi nga avokati i 39-vjeçares, pasi sipas tij është e pabesueshme që dikush në këtë botë nuk njeh një nga gratë më të përfolura në botë.

Aplikacioni të ofron mundësinë e të bërit foto perfekte, duke fshehur rrudhat, aknet dhe madje të hollon dhe fytyrën.

Klan Plus