G7 me fokus në rimëkëmbjen ekonomike





G7 me fokus në rimëkëmbjen ekonomike

22:58 01/01/2022

Ministri gjerman: Të tejkalojmë pandeminë dhe të mbrojmë mjedisin

Gjermania dëshiron që ta shfrytëzojë kryesimin e Presidencës së Grupit të Shtatë vendeve (G7) që të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia e koronavirusit dhe të forcojë përpjekjet për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit. Kështu u shpreh  ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Gjermania ka marrë kryesimin e G7-s për vitin 2022 – shtetet e G7-s qëndrojnë për liri, demokraci dhe përparim . Duke pasur këtë në mendje, ne duhet ta tejkalojmë pandeminë dhe të nxisim rimëkëmbjen ekonomike globale”, shkroi në Twitter ai.

Lindner është lider i partisë Demokratët e Lirë, që është partnerja e vogël e koalicionit të Qeverisë gjermane, të kancelarit Olaf Scholz.

Ministri i Financave tha po ashtu se ai dëshiron që në takimet e ardhshme të ministrave të Financës së G7, agjenda e bisedimeve të përqendrohet në çështjen e digjitalizimit dhe ndryshimeve klimatike.

Klan News













Të ngjashme