Timothee Chalamet është paralajmëruar që të mendohet mirë nëse planifikon të martohet me Kylie Jenner.
Burime për US Sun ishin shprehur më parë se aktori 29-vjeçar kishte zgjedhur një unazë diamanti me vlerë 300 mijë dollarë për vajzën e vogël të familjes Kardashian-Jenner për t’i propozuar.
Por dy persona pranë tij kanë thënë se do të ishte “një gabim i tmerrshëm” nëse çifti, i cili është i lidhur prej 2 vitesh, të vendoste të shkonte drejt altarit.

Një familjar i cili ka folur në kushtet e anonimatit, shprehu dyshime sesi “dy njerëz plotësisht të kundërt” mund ta çonin përpara një martesë.
“Është një mister. Shumë prej nesh nuk e kuptojnë sesi rrinë bashkë”.
Motra e aktorit, Pauline duket se në disa raste ka hedhur ‘kunja’ në drejtim të 27-vjeçares.
Kylie është cilësuar nga Forbes si miliarderja më e re në botë në vitin 2019 dhe ka qenë subjekt i komenteve të Pauline për pabarazinë pasurore në botë, fjalë të cilat janë interpretuar si kritika indirekte ndaj sipërmarrëses.

Sipas burimit, “dëshira e Kylie për vëmendje” ka shkaktuar tensione në familjen Chalamet, madje disa janë “të zemëruar” për lidhjen.
Kylie po ndikon në famën e Timothee i cili së fundmi u nominua si aktori më i mirë për filmin “A Complete Unknown”.
“Mendoj se ajo është me të që të mund të ketë vëmendje. Ajo e ka bërë këtë më parë në marrëdhëniet e shkuara me artistë e reperë të tjerë”, tha familjari.
Një tjetër burim, një shok fëmijërie i Timothee tha se shumë njerëz në rrethin e tij të afërt s’janë të lumtur për këtë lidhje. Ai e akuzon Kylie se do që “të jetojë dhe vdesë nën prozhektorë” duke nënkuptuar se do të përdorë famën e aktorit për të pasur vëmendje.

Fakti që ajo është nënë e dy fëmijëve me Travis Scott ka përshkallëzuar tensionin.
“Timothee s’është si ajo. Ai është një njeri shumë i thjeshtë, nuk ka nevojë për shumë gjëra që të jetë i lumtur”, tha burimi duke shtuar se miqtë dhe familjarët e kanë nxitur që “të ecë përpara” dhe t’i harrojë planet e dasmës./tvklan.al