Shumica e prindërve e vendosin gabim fëmijën e tyre në sedijen e sigurisë në makinë, duke i ekspozuar ndaj me një rreziku të lartë. Kjo sepse, siç kanë treguar sondazhe të ndryshme, shumica injorojnë rregullat themelore të sigurisë.

Sidoqoftë, shumë prindër bëjnë një gabim të shpeshtë me sediljen e makinës, veçanërisht në vitet e para të jetës së të vegjëlve të tyre…

Sipas rregullave themelore të sigurisë, sedilja e fëmijës duhet të kthehet mbrapa, të paktën deri në moshën 2 vjeç ose derisa të tejkalohen kufijtë e duhur të peshës dhe lartësisë për sediljen përkatëse. Sidoqoftë, shumica e njerëzve e vendosin fëmijën me fytyrë para duke e vënë fëmijën e tyre në rrezik në rast të një aksidenti.

Për shembull, në Suedi, fëmijët deri në moshën 4 vjeç vendosen me kokën e kthyer nga xhami i pasim i makinës, duke bërë që nivelet e vdekshmërisë së fëmijëve në aksidente të jenë një nga më të ulëtat në botë. Në Amerikë, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që prindërit ta mbajnë në këtë pozicion fëmijën deri në moshën 2 vjeç, për një siguri më të madhe. /tvklan.al