Aktori i njohur italian Gabriel Garko ka qenë kryefjala e mediave italiane kohët e fundit pasi deklaroi para miliona shikuesëve në “Big Brother Vip” se është homoseksual. Ai ka treguar se para 11 vitesh ka qenë i fejuar në fshehtësi me një burrë të quajtur Riccardo.

Pas deklaratës së tij, mediat italiane filluan të gërmojnë më shumë për jetën e tij, duke zbuluar edhe identitetin e të dashurit të tij aktual. Ai quhet Gaetano Salvi dhe është 23-vjeç. Ai është nga qyteti i Napolit dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. /tvklan.al