Disa ditë më parë aktori i njohur italian Gabriel Garko ka pranuar publikisht tek Grande Fratello VIP se është homoseksual. Mes lotëve ai zbuloi sektretin duke lexuar një letër që i drejtohej ish-të dashurës së tij Adua Del Vesco.

Ai tregon se vite të tëra ishin një gënjeshtër dhe është përpjekur të fshehë faktin që është homoseksual. Deklarata e tij ka bërë buje të madhe mediatike në mediat italiane dhe rrjetet sociale, mirëpo gazetarja e njohur italiane Selvaggia Lucarelli ka treguar se rrëfimi i tij nuk ka qenë falas.

Sipas saj, Garko është paguar mjaft mirë nga dy televizione, ku shuma në total ka shkuar 60 mijë euro.

 “Garko gjithashtu donte që të çlirohej nga kjo barrë, por ai e bëri, sipas burimeve të mia, për shumën modeste prej 30 mijë euro për ‘Grande Fratello Vip’ dhe 30 mijë euro për ‘Verissimo’”, ka treguar gazetarja. /tvklan.al