Gaetano Castelli, çmim karriere në Sanremo. Prej 15 vjetësh skenograf i studiove të Tv Klan e Kënga Magjike


Gaetano Castelli, çmim karriere në Sanremo. Prej 15 vjetësh skenograf i studiove të Tv Klan e Kënga Magjike

16:08 09/02/2024

“Akoma nuk kam komplimentuar ata që kanë realizuar këtë skenografi mjaft të bukur, dhe kur muzika takon diçka kaq të arrirë, çdo gjë bëhet e magjishme. Mirëpresim në skenë mjeshtrin e artit, arkitektin Gaetano Castelli”, tha prezantuesi i Sanremos, Amadeus.

Skenografi i mirënjohur italian, Gaetano Castelli në skenën më të madhe të muzikës italiane, në atë të Sanremos, është nderuar më çmimin e karrierës “Qyteti i Sanremos”.

“Gaetano është skenograf i gjithë festivaleve të mia, i cili në total ka realizuar 22 skenografi për festivalin e Sanremos, duke filluar më 1987, është një mjeshtër. Në gjithë këtë kohë gjuha dhe koncepti i televizionit ka ndryshuar shumë, por sërish mbetesh mjeshtër i kësaj skene”, u shpreh Amadeus.

Edhe pse i nderuar me dhjetëra çmime, një moment special ishte ai i natës së kaluar për Castellin pasi çmimin ja dorëzon pikërisht e bija me të cilën ka punuar për skenografinë e këtij edicioni.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve, të falenderoj ty që je fantastik dhe perfekt po aq sa unë. Përpiqem të bëj çdo gjë në mënyrë perfekte dhe falenderoj çdo kënd që bashkëpunuar me mua në vite”, tha Castelli.

Talenti dhe idetë unike të Gaetano Castellit, gjuha avangarde e skenës ka prekur edhe në Shqipëri. Televizioni Kombëtar Klan e ka patur ideatorin dhe bashkëpunëtorin e djathtë për 15 vite në skenografitë e emisioneve që kanë lënë gjurmë, edhe atyre ato që po korrin sukses.

Studio e emisionit “Opinion”, “Këngës Magjike”, “E Diela Shqiptare”, “Piter Pan”, “Love Island”, “Love Story”, dhe skenografitë e edicioneve të kaluara të “X Factor”, mbajnë firmën e mjeshtrit, ndikimi i të cilit ndihet në skenat më të rëndësishme europiane.

Bashkëpunimi i Tv Klan me të ashtuquajturin arkitekt të skenës, ka nisur qysh herët, që me emisionin historik “Gjeniu i Vogël” për të vazhduar me “Këngët e Shekullit”, dhe “100 Vjet Muzikë”.

Jo më larg se një vit më parë ishte Presidenti i Shtetit që e nderoi këtë personalitet shquar me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin në vlerësim të kontributit unik në Shqipëri duke materializuar në skena të ndryshme, magjinë e tij të skenografisë.

Tv Klan









Të ngjashme