Pasioni për muzikën e bëri këngëtaren Besa Kokëdhima të marrë një rrugëtim të ri në jetën e saj. Prej disa kohësh tashmë këngëtarja është zhvendosur në Paris për ta çuar më tej këtë pasion. Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ajo tregoi se gjatë verës do të jetë në Shqipëri për disa aktivitete. Këngëtarja po ashtu foli për jetën e saj në Francë dhe tregoi keqkuptimet që i kanë ndodhur teksa përpiqej të komunikonte “me frëngjishten e saj të çalë” siç e quan vetë Besa.

Ermal Mamaqi:

Flet frëngjisht apo me shenja?

Besa Kokëdhima:

Do të të tregoj dy raste, por për njërin më vjen shumë zor ta ndaj në fakt. Tani flas pak më mirë. Ka nga ata që kur shikojnë që ti përpiqesh nuk ta bëjnë jetën malore dhe të flasin frëngjisht. Por ka edhe nga ata që nuk të përgjigjen. Një episod që më vjen keq ta them. Unë i adhuroj kafshët dhe kam tre mace. Në përpjekje për tu futur në bisedë me frëngjishten time të çalë, kur më pyesnin nëse jetoja me familjen në Francë, unë i përgjigjesha se kisha ardhur me 2 macet e mia. Por fjalën mace në frëngjisht nuk e thosha të saktë dhe merrte kuptimin e organit gjenital femëror.

Ermal Mamaqi:

Ti i thoje që ke ardhur me dy organe?

Besa Kokëdhima:

Po

Ermal Mamaqi:

Po paske lënë nam o goce.

Besa Kokëdhima:

Mbaj mend një taksixhi që kur ia thashë më pa çuditshëm dhe u kthye menjëherë përpara. Nuk ishte një shaka e programuar, unë thjeshtë po lija nam.

/tvklan.al