Koncertin e Rita Orës në Prishtinë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e kanë komentuar pjesa më e madhe e mediave botërore, të cilat kanë vlerësuar performancën e këngëtares shqiptare.

Tabloidi britanik “Daily Mail”, që ka pasqyruar gjithashtu vizitën e 27-vjeçares shqiptare ditën e djeshme në Prishtinë, ka bërë një gafë duke thënë se “Rira Ora” feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës.

Më pas artikulli vijon me takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ditën e djeshme. Në një artikull të dytë, “Daily Mail” flet për koncertin madhështor që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, me të ftuar speciale këngëtaren shqiptare.

“Ajo u kthye në vendin e saj të origjinës në Kosovë për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë nga Serbia. Rita Ora nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur mbajti një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë”,

shkruan “Daily Mail”.

Pas koncertit të djeshëm në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytetin e Kosovës, Rita Ora u kthye sërish në Britani.

/tvklan.al