Një shkollë e mesme është kritikuar për postimin që bëri në Twitterin e saj zyrtar, duke postuar një video të papranueshne. Gjimnazi në Kent të Mbretërisë së Bashkuar publikoi një video pornografike, duke shkaktuar zemërimin e shumë përdoruesve të internetit.

Më pas, ky postim u fshi nga faqja. Shkolla reagoi duke thënë se ishte viktimë e hakerave dhe nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim të tillë.

“Shkoll Malling duket se ka qenë viktimë e një sulmi në faqen tonë të Twitterit. Ne e zhdukëm postimin sapo mësuam për të dhe kemi nisur një hetim”

, tha drejtori John Vennart.

Para se të publikohej video pornografike, në Twitter shkolla kishte publikuar një set fotografik të nxënësve nga një udhëtim në Kenia. Disa nxënës të kësaj shkolle u shprehën të zhgënjyer me këtë postim të papranueshëm.

/tvklan.al