Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Elbasan me sistemin e tatimeve. Emisioni “Stop” në Tv Klan është njoftuar për një lapsus në dokumentacion ka bërë që një biznes i vogël i dy të moshuarve, të kthehet në biznes të madh. Sipas deklarimeve të këtij subjekti, ka një mospërputhje mes vlerës së deklaruar nga financieri dhe vlerës që ka prerë shitësi në kasë.

Vlera e financierit e ka kaluar limitin dhe ky subjekt është klasifikuar nga sistemi si biznes i madh. Mungesa e një inspektimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore ka rënduar problemin.

Denoncuesi: Ndihma, që do të më japësh ti, është vetëm ta paguaj me këste…?!

Punonjësja e Tatimeve: Vetëm këtë, përderisa edhe Apeli ta ka kthyer, sepse ai merr bazën ligjore, sepse dhe ai, si mua, ta beson, që ke këtë dyqanin kaq të vogël dhe të gjitha me radhë. Ama numri, që është vënë nga ju vetë, nuk ka çfarë i bën njeri…kupton? Sepse ti ato19 nuk i ke vënë fare. Ky s’duhet të dilte asnjë gjë as gjysma, as çereku, se ajo, se ku e ka gjetir atë numrin, nuk di, çfarë të të them. Edhe unë mos të ta kisha bërë ty këtë, edhe unë do të ikja në shtëpi, se dhe ne kontrollohemi, se ai thotë “o goc”, ky thotë ky thotë 1.9, ti qysh e le 500, se është 1.9, se unë objekt pune këtë kam, të barazoj këto numra dhe jemi të detyruar, t’i barazojmë, sepse ato numra janë në vetvete, janë njëri është çfarë ke bërë gjithë vitin dhe deklarohet njëherë në vit. Ajo zonja ka dhënë 1.9, tjetra është, që muaj për muaj, ti thua unë shita 1, nesër 2 nesër 3…, nuk duhet t’i lëvizë centi këtyre të dyjave. Këto të dyja duhet të jenë cent për cent njësoj!

Sipas dokumenteve zyrtare, gjoba ndaj subjektit është vënë në vitin 2019, por vetë subjekti njoftohet shkresërisht nga tatimet dy vite më vonë, në 2022-shin dhe gjobës i është bashkangjitur edhe kamatë-vonesa, edhe pse jo për faj të subjektit.

Denoncuesi: Po pse nuk më lajmërove ti mua një çikë më përpara?

Punonjësja e Tatimeve: Tashi, periudha kur është bërë ajo, ka qenë periudha e ndarjes së tabelës, pra kanë dalë diferencat, janë mbyllur diferencat nga të gjithë inspektorët në të njëjtën kohë për të gjithë bizneset, se nuk janë bërë në 2020-ën, se ka qenë pandemia. Janë bërë bërë 11 muaj më vonë …

Denoncuesi: Po ta kisha marrë këtë lajmërim, unë do t’i kisha paguar gjysmën!

Punonjësja e Tatimeve: Ndihma më e madhe, që mund të të bëjmë ne, është hajde t’i paguash me këste./tvklan.al