Gafa e tifozëve të kampionëve të botës destinacioni Budapest, gjashtë francez mbërrijnë në Bukuresht

E kishin pritur prej kohësh, por duket se dëshira e madhe për të parë nga afër kombëtaren në Euro 2020 i ka hutuar së tepërmi. Gjashtë tifozë të Francës kanë dalë totalisht “bllof” para ndeshjes mes kampionëve të botës dhe Hungarisë, ku kanë ngatërruar destinacionin.

Në vend që të udhëtonin drejt kryeqytetit hungarez, Budapestit, avioni që morën zbarkoi në aeroportin e Bukureshtit në Rumani. Por kjo nuk u vu re aspak prej tyre. Në momentin që u gjendën në mesin e tifozëve të Ukrainës, ata e kuptuan se kishin gabuar avion.

Gjithçka u kuptua nga një gazetar rumun, ndërsa ndeshjen mes Francës dhe Hungarisë e ndoqën nga televizori, shumë kilometra larg nga sa e kishin parashikuar. Gjithsesi, ata vijojnë të qëndrojë sërish në Rumani, pasi me gjasa, Franca do luajë në Bukuresht takimin e 1/8-ave të Europianit.

Klan News