Është një gafë, ndoshta nga pakujdesia por nganjëherë raste të tilla do të thonë shumë. Faqja zyrtare e Champions League, ka bërë një gafë që mund të rezultojë e pafalshme. Duke dashur të njoftojë orën dhe vendin e ndeshjes ka publikuar këtë foto ku qartazi duket sikur e ka shpallur fituesin e sivjetshëm. Është liverpool.

Më pas kjo foto është hequr, por në pak minuta ka bërë xhiron e botës. Pak javë më parë një gafë të tillë e bëri edhe faqen zyrtare të Romës që publikoi shitjen e biletave për ndeshjen me Liverpool ende pa u hedhur shorti i gjysmëfinaleve.

Këto fakte por edhe vendimet e arbitrave si në ndeshjen Roma – Liverpool ashtu edhe Real- Bayern ku mohuan 11-metërsha të sigurt shtojnë më shumë teoritë konspirative dhe tashmë i lënë shteg edhe aludimeve se është vetë organizmi europian që paracakton rezultatet e ndeshjeve në aktivitete të organizuara prej saj.

Tv Klan