15-vjeçarja mori votat e jurisë dhe mbështetjen e publikut

Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar Robert Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids 2020” në Belgjikë. Me “I don’t know why” ajo shokoi publikun që në audicionin e parë.

Shpejt tregoi se talenti i saj shkonte përtej vokalit të jashtëzakonshëm, me aftësi në kërcim, interpretim, performancë , zotërim të skenës, personalitet dhe stil.

Në natën finale gala ishte shpërthyese me këngët e famshme “Goodbye Yellow Brick Road” nga Elton John dhe “Make You Feel My Love” nga Adele”, çka bëri për vete jo vetëm jurinë, por edhe publikun që e votoi nëpërmjet mesazheve.

Finalistet në garë për titullin ishin tetë, por ajo që bindi jurinë dhe mahniti Belgjikën ishte Gala, 15-vjeçarja shqiptare.

Tv Klan