Galatasaray ofertë të çmendur për Mertens: I premtojnë shofer, shtëpi dhe bileta avioni





Galatasaray ofertë të çmendur për Mertens: I premtojnë shofer, shtëpi dhe bileta avioni

11:43 06/08/2022

Pas aventurës së mrekullueshme në Napoli që zgjati 9 vite, Dries Mertens është gati për një aventurë të re. Mesfushori me tipare sulmuese do largohet nga jugorët me parametra zero, me shumë skuadra që kanë kërkuar informacion për të siguruar belgun.

Juventus gjendet në gjurmët e 35-vjeçarit, por sipas të gjitha gjasave do ta çojë në Turqi. Belgu është shumë pranë kalimit te Gallatasaray, i cili ka vënë në pjatë një ofertë monstruoze.

Mertens do të bëhej lojtari më i paguar në skuadër, me 4 milionë Euro në sezon, plus një sërë përfitimesh në varësi të paraqitjeve të tij në fushën e lojës. Por oferta e Gallatasaray nuk mbaron këtu.

Gjiganti turk i ka ofruar lojtarit shofer personal, por edhe shtëpi të paguar nga klubi, si dhe 30 bileta fluturimi në sezon për t’u rikthyer në Napoli. Në rast kualifikimi të Gallatasaray në Ligën e Kampionëve, Mertens do të siguronte rinovim automatik të kontratës.

Kushte që sigurisht zbehin pistën që e dërgon te Juventusi, opsion që nuk e ka ngrohur kurrë shumë zemrën e sulmuesit, për respekt për Napolin dhe një qyteti që është bërë shtëpia e tij. 

Dhënia e nënshtetësisë së nderit është një tjetër dëshmi e një dashurie të përjetshme që distanca sigurisht nuk do ta fshijë kurrë.

Klan News













Të ngjashme