Trajneri i njohur italian, Giovvani Galeone, ka folur për lëvizjet e mundshme te Milani. Në një intervistë të dhënë për “Radio Kiss Kiss”, ai deklaroi se trajneri Massimiliano Allegri nuk do të rikthehet në stolin e Milanit.
Sipas tij, nuk ka pasur asnjë kontakt mes teknikut livornez dhe drejtuesve kuqezi. Ndër të tjera, Galeone foli edhe për Antonio Conten dhe mundësinë e një largimi nga Napoli.
“Kam folur me Massimiliano Allegrin. Më tha se nuk do të shkojë te Milani dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me drejtuesit kuqezi.
Te Napoli duhet ta mbajnë Antonio Conten, por kujdes nga Juventusi. Nuk është e sigurt nëse ai do të qëndrojë apo jo. Mos harroni, u largua nga Interi dhe Juventusi pasi kishte fituar disa tituj”, deklaroi Galeone.
/tvklan.al