Gjigandët turq janë duke përgatitur një ofertë për belgun, Reali gati ta shesë 31-vjeçarin

Eden Hazard mund të transferohet te gjigandët turq të Gallatasarajit.

Futbollisti 31-vjeçar nuk ka mundur të japë më të mirën, që kur u bë pjesë e Real Madridit nga Çelsi në vitin 2019 për vlerën e 115 milionë Eurove.

Por e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi, raporton gazeta vendase “Fotomac”. Gjigandët turq të Gallatasarajit janë duke bërë gati një ofertë për mesfushorin me tipare sulmuese. Verdhekuqtë janë optimistë për shanset që kanë për të firmsour me 31-vjeçarin.

Hazard nuk ka dëshirë që të largohet nga “Galaktikët”, por klubi madrilen është gati që ta shesë atë nëse vjen oferta e duhur. Gallatasaraji e shikon si përforcimin e duhur marrjen e futbollistit të kombëtares belge.

Pjesë e gjigandëve turq në këtë verë janë bërë Lukas Torreira nga Arsenali dhe Dries Mertens nga Napoli.

Klan News