Këtë të Shtunë në programin “Rudina” në Tv Klan të ftuarit folën mbi episode të bukura të së shkuarës që lidhen pikërisht me mënyrën si komunikonin asokohe njerëzit me njëri-tjetrin. E mesa duket, loja e preferuar e fëmijëve apo adoleshentëve dikur ishte ajo me telefon.

Pedagogia Reila Bozdo e kujton me shumë nostalgji momentin kur te shtëpia e shoqes që kishte telefon kurdisnin nga këto ‘truket’ për operatorët. Edhe poetja Rita Petro tregon se sa e sikletshme ishte të flisje në telefon kur kishe njerëz që të dëgjonin.

Reila Bozdo: Deri në fund të viteve ’90 ne vazhdonim ishim me një sistem goxha të vjetruar, ndërkohë që bota kishte avancuar. Ne që të realizonim një telefonatë ndër urbane, duhej patjetër operatori në mes që të të lidhte. Edhe kur ishte në shtëpi, kur kishe telefonin në shtëpi, duhet të merrje operatoren dhe i thojë dua të telefonoj filan numër në filan qytet. Ajo lidhej me qytetin, të merrte mbrapsht në telefon dhe të thoshte ja e ke në linjë personin. Ishte i domosdoshëm gjithmonë një ndërmjetës për të realizuar telefonatat.

Reila Bozo: Zhvillimi në fakt erdhi më vonë, edhe penetrimi i internetit ka nisur në vitin 2005 në Shqipëri. Është shumë interesante që kur je vetëm dhe provon të kujtosh gjëra ato nuk të vijnë në mendje, por kur dëgjon të tjerët…

-Si një film para syve…

Reila Bozdo: Më doli para syve, kur isha e vogël. Shtëpia ime ishte në Tiranë të Re përballë postës 8 dhe e kishim atë eksperiencë. Por, një gjë tjetër interesante që mu kujtua kur ishim fëmijë, shkonim te një shoqe që kishte telefon dhe loja që bënim ishte të merrnim njerëz në telefon.

-Uaaa e kisha harruar komplet, mu kujtua.

Reila Bozdo: Dhe e gjithë gallata ishte që ajo thoshte “Alo, alo”, pastaj ndonjëherë dhe të shante se ti nuk përgjigjeshe. Ne shkriheshim.

-Se kisha kujtuar për kaq shumë vite këtë episod, ma kujtove ti tani.

Rita Petro: Edhe unë kam një kujtim shumë të bukur, na vinin në dezhurn dhe në gjimnaz, madje e kam përshkruar dhe te romani. Kur na binin 4 shoqet e ngushta që ishim bashkë, ose me siguri ndikonim që të ishim bashkë. Gjoja ne do ruanim godinën, por ndërkohë o na merrnin, o merrnim! Ishte vërtet shumë interesante, komshia ishte e vetmja në shkallën tonë që kishte në telefon. I kishim mërzitur, po një moment mu kujtua kur kisha në gojë fjalën “të dua” dhe nuk e thoja dot. Më në fund e thoja, e mbaja dorën përpara ‘të dua, të dua’. “Çfarë, çfarë?”, “të dua”.

(Të qeshura në studio)

Rita Petro: Po problemi i madh ishte që mund të ishe grindur, e hajde të zgjidhje problemin..

-Me njerëz, me publik se ata ishin me tamam publik./tvklan.al