Kanë qenë qindra qytetarë që kanë pritur 2 orë në trafik në temperaturat përvëluese të ditës së sotme të hyjnë në Tiranë. Shkak ka qenë gara e kronometrit në Kampionatin Kombëtar të Çiklizmit e cila u zhvillua në segmentin e Unazës së Madhe që lidh TEG-un me “Pallatin me Shigjeta” ka sjellë shumë trafik.

Drejtuesit e mjeteve të bllokuar në trafik shprehen të irrituar me bllokimin e një prej akseve më të rëndësishme për hyrjen në kryeqytet pa dhënë mundësi për kalimin në një rrugë alternative.

Nga ana tjetër oficerët e policisë të ngarkuar me mbarëvajtjen e garës kanë insistuar që ajo të përfundojë brenda orarit të rënë dakord më parë me Federatën e Çiklizmit. Edhe kjo e fundit është e vetëdijshme për problemet e krijuara.

Pas përfundimit të garës segmenti u lirua për qarkullimin e mjeteve por trafiku vijoi shumë më gjatë.

Tv Klan