Sfidë mes Atletico, Real e Bacelona, por edhe Sevilla

Atletico Madrid është në krye me 76 pikë pas javës së 34, por menjëherë pas janë Real dhe Barcelona në kuotën 74. Një garë e fortë në Spanjë ku kanë mbetur edhe 4 javë për t’u zhvilluar.

Një sfidë kyçe do të jetë ajo e së shtunës mes Barcelona dhe Atletico Madrid në Camp Nou. Një sukses i madrilenëve do të krijonte një distancë sigurie, por triumfi i katalanasve do të ndizte më shumë luftën për trofeun.

Edhe Real Madrid nuk pritet ta ketë të lehtë të dielën me Sevilla që synon minimumi një vend në Champions League. Nëse fiton sot në mbrëmje me Athletic Bilbao është plotësisht në garë edhe për titullin, pasi shkon në kuotën e 73 pikëve.

Tv Klan