Inter i pari, por Juventus ka të njëjtën kuotë pikësh

Pas 18 javësh Serie A nuk ka një kryesues të vetëm. Inter dhe Juventus po ecin bashkë në rrugën drejt titullit. Zikaltërit janë në vendin e parë falë golavarazhit.

Inter triumfoi 3 – 1 në fushën e Napoli falë golave të Lukaku e Martinez. Suksesi i radhës bëri që Antonio Conte të arrinte 100 fitore në Serie A më shpejt se çdo trajner tjetër.

Juventus mundi 4 – 0 Cagliari me golat në pjesën e dytë. Cristiano Ronaldo realizoi një tripletë. Hera e parë për të që kur luan në Serie A. Si Inter dhe Juventus kanë të njëjtat rezultate, 14 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Bër zikaltërit disfata erdhi ndaj Juventus në “San Siro”, ndërsa bardhezinjtë u mundën nga Lazio e rekordeve në “Olimpico”.

Milan nuk bëri dot kthesën edhe me ardhjen e Ibrahimoviç që u aktivizua për 35 minuta, por takimi me Sampdorian u mbyll pa gola. Një garë e ethshme që po bëhet gjithmonë e më interesante. Faza e parë përfundon me takimet e javës së 19, ku Inter do të presë Atalanta, ndërsa Juventus do të luajë në fushën e Romës.

Tv Klan