Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi kampionatit Luftëtari e siguroi matematikisht mbijetesën, duke lënë Tiranën dhe Kastriotin të rrezikojnë rënien.

Bardheblutë dhe krutanët barazuan pa gola të shtunën, duke mbajtur në 2 pikë diferencën. Të dy ekipet kanë kalendar të vështirë, por trajneri i Tiranës, Ardian Mema përmend edhe një herë aleancat në kampionatin shqiptar.

“Alenaca ka dhe ka patur, por të paktën jam i qetë se ne nuk na ka falur gjë njeri, por jemi këtu me forcat tona.”

Bledar Devolli i Kastriotit është i bindur se skuadra e tij duhet të qëndrojë.

“Kam qenë optimist që nga dita e parë kur ishim të vdekur dhe jo sot që jemi më gjallë se kurrë. Këta djem dinë të luajnë futboll dhe nuk e meritojnë të bien nga kategoria”, thotë Bledar Devolli, Trajner i Kastriotit.

Në javën e 35 Tirana do të ketë një transfertë të vështirë në Laç, ndërsa Kastrioti do të presë Teutën në Fushë Krujë. Bardheblutë e mbyllin në shtëpi me Flamurtarin, për krutanët do të jetë Kukësi kundërshtari i fundit në Kamëz.

Tv Klan