Mjete të krijuara zbresin në një pistë akulli

Një garë tepër e veçantë u zhvillua në Mamadysh të Rusisë. Pjesëmarrësit kishin ndërtuar mjete nga më të çuditshmet për të zbritur një shteg të gjatë 300 metra i mbuluar në akull.

Makina të improvizuara, kamionë, varka apo dhe shtëpi të vendosura në slitë, argëtuan spektatorët dhe vetë pjesëmarrësit. Në këtë aktivitet tërheqës morën pjesë 36 ekipe.

Çmimet u ndanë në disa kategori ku u vlerësua veshja më e mirë, mjeti më i bukur apo dhe koha që u përshkua distanca e përcaktuar.

Tv Klan