Ministri i Brendshëm e ka gati emrin për zëvendësuesin e Muhamet Rrumbullakut, në krye të Policisë së Shtetit. Përpara anëtarëve të Komisioni të Sigurisë ai deklaroi se do e çojë dokumentin me emrin e drejtorit të ri në tryezën e kryeministrit për miratim.

Vetë ministri pranon se janë skualifikuar 4 nga 15 kandidatet në garë ndërsa Tv Klan mëson se të skualifikuarit janë Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini.

“Brenda kësaj jave ministri i Brendshëm do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë“, tha Hoxha..

Por deputetet e opozitës mes debatesh të forta me ministrin dhe kolegët socialistë, e paragjykuan garën dhe thanë me siguri se emri është zgjedhur tanimë nga kryeministri, duke mos marrë parasysh deklaratat e ministrit Hoxha se gara po asistohet nga disa institucione ndërkombëtare.

Ervin Salianji: Do të ketë transparencë dhe kriter në lidhje me renditjen e kandidatëve, apo është kandidat, domethënë praktikisht Drejtor i Përgjithshëm i Policisë ai që flitet në çdo media si përfaqësues i krimit të organizuar?

Ervin Hoxha: Partnerët ndërkombëtarë po asistojnë qoftë.

Debatet që zgjatën më shumë se 3 orë u përqendruan dhe tek lufta kundër krimit dhe inkriminimi i segmenteve të vetë policisë sipas opozitës.

Tv Klan