Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur rezultatet paraprake të kandidatëve që garojnë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas rezultateve paraprake të KED, i pari është renditur Artur Metani me 89.6 pikë, i dyti Sokol Stojani me 89 pikë, Joana Asimi Sorraj 82.5 pikë, Eris Hysi 78.3 pikë dhe Lindita Troja me 63.4 pikë.

Krahas procesit të punës për zbardhjen e vendimeve të arsyetuara për vlerësimin dhe pikëzimin e secilit kandidat të lejuar, në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të shqyrtohen dhe miratohen lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe raporti i arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes së tyre, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. /tvklan.al