Partia Demokratike ka kaluar në avantazh ndaj Partisë Socialiste në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Kavajës.

Kur janë numëruar 70 nga 84 kutitë e votimit, Isa Sakja i PD kryeson me 9339 vota, i ndjekur nga Dorjan Murati i PS me 9334 vota. Ndërsa Maksim Kona kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 1 761 vota.

Deri në këto momente 589 fletë votimi kanë rezultuar të pavlefshme.

Kavaja votoi të dielën për zgjedhjen e kryebashkiakut pas shkarkimit të Elvis Rroshit.

PS – Dorjan Murati  9339 vota

PD – Isa Sakja  PD 9334 vota

LSI – Makisim Kona 1 761  vota

/tvklan.al