Ibrahimi: Urojmë që Kuvendi të votojë të parin e KLP-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë paraditen e së enjtes bëri publike pikët e grumbulluara nga tre kandidatët që garuan për postin e kryeprokurorit.

“Olsian Çela 459 pikë, Arta Marku 406 pikë, Fatjona Memçaj 362 pikë”.

Nëse ky vendim i KLP-së nuk ankimohet brenda tre ditësh në Gjykatën e Apelit Administrativ, lista do i kalojë Kuvendit për votim.

“Ne shpresojmë që asnjë nga kandidatë mos e ankimojë vendimin dhe Parlamenti të zgjedhë të parin. Vendimi i Parlamentit në këtë rast është politik dhe u takon atyre zgjedhja”.

Kuvendit do t’i duhet ta zgjedhë me 84 vota Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Republikës.

Për votimin, legjislativi ka 30 ditë afat nga dita e paraqitjes së propozimeve nga Keshilli i Lartë i Prokurorisë.

Nëse Parlamenti nuk do të mundë ta zgjedhë me 3/5 e votave të të gjithë anëtareve të tij, atëherë Prokuror i Përgjithshëm shpallet automatikisht Olsian Çela që u rëndit i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. 

Deri tani ky vendim i KPL-së nuk është kontestuar nga asnjë prej kandidatëve. Vendimi pritet të bëhet publik në faqen zyrtare të institucionit për të ndjekur hapat e mëtejshëm.

Kreu i ri i organit qëndror të akuzës do të ketë një mandat 7–vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Tv Klan