Italia vazhdon të shpresojë te përfaqësimi me pesë skuadra për sezonin e ardhshëm në Champions League.

Ndonëse Anglia dhe Spanja ruajnë dy vendet e para, në Serinë A ende kanë besim se mund të arrijnë të sigurojnë pesë vende në Champion për sezonin 2025-2026.

Aktualisht, Italia ndodhet në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Spanjës, duke u ndëshkuar nga eliminimet e hershme të Bolognas, Juventusit, Milanit dhe Atalantës nga Liga e Kampioneve. Për të siguruar pesë vende në sezonin e ardhshëm të Champions-it, është e domosdoshme që Italia të përfundojë sezonin në dy vendet e para të këtij klasifikimi.

Spanja e vendit të dytë deri tani ka 20.177 pikë, ndërsa Italia e ndjek me 19.187. Shpresat e italianëve janë te Interi i cili është kualifikuar në çerekfinalen e Champions League, por edhe te Lazio e Roma në Europa League dhe Fiorentina në Conference League.

Shumë e rëndësishme për renditjen do të jetë ndeshja e kthimit mes Romës dhe spanjollëve të Athletic Bilbao. Verdhekuqtë fituan 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa skuadra që kualifikohet në çerekfinale do i jepte shtetit të saj pikë të rëndësishme në renditjen e UEFA-s.

Renditja aktuale e UEFA-s për sezonin 2024/25

                1.            Anglia – 22.178 pikë

                2.            Spanja – 20.177 pikë

                3.            Italia – 19.187 pikë

                4.            Gjermania – 16.921 pikë

                5.            Portugalia – 16.25 pikë

                6.            Franca – 15.57 pikë

                7.            Belgjika – 15.25 pikë

                8.            Holanda – 15.083 pikë

/tvklan.al