Humbjet e Milanit dhe Atalantës në Ligën e Kampioneve dhe barazimi i Romës në Europa League, kanë sjellë rënie për Italinë në renditjen e UEFA-s.

Gara për të siguruar pesë vende në Champions League për sezonin e ardhshëm është bërë edhe më e luftuar. Anglia renditet e para me 20.892 pikë, ndërsa në vendin e dytë është ngjitur Spanja.

Fitoret e Real Madrid në Champions, Real Sociedad në Europa League dhe Betis në Conference League, kanë bërë që Spanja të kalojë Italinë.

Deri tani Anglia thuajse ka siguruar pjesëmarrjen me pesë ekipe në Champions për sezonin e ardhshëm, ndërsa gara është mes Spanjës dhe Italisë për vendin e dytë.

RENDITJA E UEFA-s:

1. Anglia 20.892 pikë

3. Spanja 18.036 pikë

3. Italia 17.687 pikë

4. Gjermania 15.421 pikë

5. Portugalia 15.350 pikë

/tvklan.al