Gara për Prokuror të Përgjithshëm

Gara për Prokuror të Përgjithshëm

16:20 24/09/2019

Ibrahimi: Mbyllim fazën e parë për 4 kandidatët

Në ditën e fundit të afatit ligjor, Komisioneri Publik ka njoftuar se nuk do ta ankimojë vendimin e KPK për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi tha përpara Komisionit të Pavarur të Monitorimit për organet e qeverisjes së drejtësisë, që ditën e mërkurë Këshilli do t’i japë fund fazës së parë përzgjedhëse për 4 kandidatët në garë.

Në kushtet kur në garën tjetër, atë për SPAK, një pjesë e kandidatëve ende nuk e ka kanë përfunduar procesin e Vettingut, Ibrahimi thotë se do të duhet të dalin me një vendim nëse SPAK mund të krijohet vetëm me 10 anëtarë. Ligji e përcakton që kjo strukturë duhet të përbëhet nga 15 anëtarë.

Tv Klan 

Të ngjashme

Grupi

Kallezo