Ambasada Amerikane në Tiranë u ka bërë një thirrje të gjithë Prokurorëve që të aplikojnë për të qenë anëtarë të SPAK.

Nëpërmjeti një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan : 

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK”.

/tvklan.al