Mesfushori i Celta Vigo, Gabri Veiga kërkohet nga ekipet e Mançesterit, Liverpool dhe Newcastle

Presidenti i Celta Vigo, Carlos Mourino ka konfirmuar largimin e mundshëm të talentit spanjoll Gabri Veiga këtë verë, ndërsa për të ka interesim nga disa klube të Premier Ligës.

Mesfushori 20-vjeçar pëlqehet së tepërmi nga Mançeser Juanjtid, që po e ndjek prej kohësh. Madje në gjashtë sfidat e fundit ka dërguar skautë për ta ndjekur.

Por interes për spanjollin ka edhe nga Njukestëll. Në garë sipas tabloidit britanik “Mirror” janë futur edhe Mançester Siti si edhe Liverpuli. Veiga kushton rreth 40 milionë euro, një shifër që klubet e interesuara janë të gatshëm ta paguajnë pasi e shikojnë si një investim mjaft të mirë.

Lojtari ka kontratë me Selta Vigon deri në qershor të 2026-ës. Mesfushori është aktivizuar në 25 ndeshje në La Liga, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Klubi spanjoll është gati ta shesë për një ofertë të mirë, ndërkohë që sipas mediave spanjolli nuk do ta refuzonte një aventurë të re në Premier Ligë.

Klan News