Grupi fitues arriti të merrte një çmim prej 16,000 euro

Gara më e madhe e Spanjës për kullat  më të mëdha njerëzore u zhvillua në praninë e rreth 11,000 spektatorëve që mbushën sheshin e qytetin verilindor të Tarragona.

Të rrënjosura thellë në kulturën spanjolle, kullat njerëzore ndërtohen nga njerëz që qëndrojnë mbi supet e njëri-tjetrit. Qëllimi i tyre është të ndërtojnë kullën më të lartë dhe më të komplikuar dhe ky proces nuk është fort i lehtë.

Unë jam mësues sporti. Kështu që kam gjithë jetën që merrem me sport. E di se çfarë do të thotë, një punë në grup, që do të thotë se këtë sport nuk mund ta bësh vetë. Ju keni nevojë për njerëz të tjerë për ta bërë këtë së bashku. Si trajner, unë e di se sa punë, sa kohë dhe sa trajnim duhet për të marrë një rezultat si ky.”

Ekipi nga Vilafranca mundi 40 grupe të tjera që ishin në garë dhe fitoi çmimin prej 16,000 euro në konkursin, i cili zhvillohet çdo dy vjet. Por për shkak të Covid-19 ato u anuluan dhe këto janë garat e para pas një periudhe relativisht të gjatë. Vlen të theksohet se kullat njerëzore u bënë pjesë e listës së UNESCO-s në vitin 2010.

Klan News