Spanja dominon thuajse në çdo aspekt, Kombëtarja me sulmin më të mirë

Fitorja e jashtëzakonshme e Spanjës kundër Kroacisë ka aktivizuar në maksimum motorrët e Kombëtares së drejtuar nga Luis Enrique. Pas dy ndeshjeve të para që e vendosën në qendër të kritikave, skuadra La Roja ka arritur të kapërcejë atë situatë dhe tani është ndër favoritet për të fituar Euro 2020.

Synim që bazohet në rezultate dhe në statistika, sepse Spanja është skuadra që ka realizuar më shumë deri në këtë pikë të Europianit. Spanja ka shënuar 11 gola, me 4 futbollistë që kanë kontribuar me nga dy gola secili. Pas tyre gjendet, Danimarka e Italia me nëntë. Statistika që lejojnë Spanjën për të besuar te fitimi i Europianit.

Gjithashtu edhe posedimi i topit është në favor të Kombëtares së Enrique, ashtu siç edhe saktësia e pasimeve, ndërsa Spanja është ndjekëse e Italisë vetëm në goditjet totale, me vetëm 68 kundrejt Azurrëve që kanë regjistruar deri më tani 87 goditje brenda dhe jashtë kuadratit.

Klan News