Diferenca mes pretendentëve është shkurtuar

Pas ndeshjeve të javës së 29 gara për titullin në La Liga është bërë akoma më e fortë. Barcelona dhe Real shfrytëzuan humbjen 1–0 të Atletico në fushën e Sevilla, duke u afruar me pikë.

Barça mundi 1–0 Valladolid dhe tani diferenca me vendin e parë Atletico është vetëm 1 pikë. Real që fitoi 2–0 ndaj Eibar qëndron aty pranë, me 3 pikë më pak se kreu.

Në këto kushte kur kanë mbetur edhe 9 javë një përballje e rëndësishme do të jetë ajo e së shtunës së ardhshme.

Real Madrid pret Barcelona që mund të bëjë akoma më të ethshme garën për trofeun. Në javën e 35 do të jetë një tjetër sfidë kyçe, Barcelona–Atletico Madrid. Duket se këto takime do të shërbejnë në këtë përballje mes pretendentëve.

Tv Klan