Gjithçka do të zgjidhet në javën e fundit

Titulli në Spanjë do të jetë një betejë në distancë mes Atletico dhe Real. Ekipet e Madridit janë të vetmet që mbeten në garë për trofeun në La Liga, pasi Barcelona nuk ka më shanse në kampionat.

Atletico është më i favorizuar, pasi ka 2 pikë më shumë se Real. Java e fundit do të vendosë kampionin. Me një fitore ndaj Valladolid nuk do të mendonte për rezultatin në sfidën e rivalit.

Në javën e fundit do të mbyllet çështja e titullit edhe në Francë. Lille, PSG dhe Monaco janë ende në lojë. Lille kryeson me 80 pikë, ndërsa Paris është 1 pikë më pak.

Të dy ekipet duhet të kenë kujdes që të mos bëjnë më hapa fals. Fitorja në takimin e fundit duket detyrim. Matematikisht shpreson edhe Monaco, por do të duhej një mrekulli.

Tv Klan