Topin e Artë do ta fitojë Robert Lewandowski”. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja, me gazetën kryeqytetase “Marca” që ka publikuar tashmë renditjen përfundimtare të çmimit pasi javën e kaluar u mbyll votimi për gazetarët, kapitenët dhe trajnerët e kombëtares. 

Çmimi që do të jepet më 29 Nëntor, por tashmë media pranë Real Madrid del me siguri se ka klasifikimin përfundimtar që do jetë edhe atë mbrëmje. Sulmuesi i Bajern Mynih do mposht në këtë mënyrë të 30 rivalët e tij, duke lënë pas edhe emra si Lionel Messi e Karim Benzema, kandidat potencialë për të fituar çmimin prestigjoz.

Asnjë vend në pod për fituesin e Ligës së Kampionëve dhe Kampionatit Europian me italinë, mesfushorin Zhorzhinjo, i cili do të përfundojë vetëm i pesti sipas “Marca”.  Zhgënjim i madh për Cristiano Ronaldon, i cili do të ishte vetëm i nënti, i mundur edhe nga Salah, Mbappè, Kanè dhe Haaland. Jashtë dhjetëshes së parë në pozitën e njëmbëdhjetë Gigio Donnarumma, dy pozicione përpara Chiellini, lojtari i vetëm në top 20 të një ekipi italian.

Klan News