Juvetusi siguroi matematikisht titullin kampion, por tashmë do të jetë ende në lojë si përcaktuese për skuadrat e tjera që kërkojnë një vend në champions.

Napoli pothuajse e ka siguruar vendin e dytë ndërsa Inter, Milan, Atalanta, Roma, Torino dhe Lazio do luftojnë deri në javën e fundit për dy vendet e mbetura. Juvetusi do të luajë kundër Interit, me pas pret Torinon. Në javët pasuese do të përballet me Romën dhe në takimin e parafundit me Atalantën.

Kështu zonja e vjetër kthehet në faktor duke pasur në dorë fatin e disa skuadrave. Interit i duhet patjetër një fitore në përballjen me bardhezinjtë në ndeshjen që konsiderohet si derbi i italisë. Më i avantazhuar duket Milan. Por në të njëjtën kuotë pikësh më kuqezinjtë është edhe Atalanta. Roma kërcënon jo pak ndërsa Torino e Lazio e shohin vendin e katërt si të vështirë për tu arritur.

Tv Klan