Manchester UTD fiton sfidën me Liverpool



Manchester UTD fiton sfidën me Liverpool

18:14 10/03/2018

Manchester United fitoi përballjen direkte me Livepoolin duke ruajtur vendin e dytë në kampionat.

Një sukses 2 – 1 e ekipit të Jose Mourinho që e shkëput 5 pikë nga ekipi i Jurgen Klop. Marcus Rashford ishte protagonisti i takimit duke shënuar dy herë në minutën e 14’ dhe 24’. Bailly shkaktoi një autogol në pjesën e dytë në përpjekje për të larguar topin, por gjithsesi zgjoi më kot shpresën e lojtarëve të Liverpool për të përmbysur rezultatin. Ndeshja e fazës së parë në “Anfield Road” kishte përfunduar pa gola. Premier League që kryesohet si zakonisht nga Manchester City luan te shtunën dhe te dielën takimet e javës së 30.

Tv Klan






Të ngjashme