Kur ka mbetur edhe 1 javë në Serie A, nuk janë vendosur ende të gjitha vendet e zonës Champions. Atalanta, Inter, Milan e Roma do të luajnë shansin e fundit për këtë objektiv. Këtë të drejtë do ta kenë vetëm 2 prej tyre për t’iu bashkuar Juventusit, që ngriti trofeun, e Napolit që duhet të mendojë për të ardhmen.

Atalanta e Gjimshitit dhe Berishës do të përballet me Sassuolo dhe është një hap larg ëndrrës, pas një sezoni befasues.

“Jemi një hap larg, kemi 1 javë për tu përgatitur për ndeshjen e fundit”, tha Gian Piero Gasperini, trajner i Atalanta.

Inter do të presë Empoli që është ende në rrezik rënie. Milan do të luajë në fushën e SPAL që e ka siguruar qëndrimin në Serie A. Roma shpreson te mrekullia edhe nëse mund Parma. Atalanta dhe Inter e kanë më të lehtë, pasi fitorja i kualifikon në Champions League. Më të vështirë e kanë Milan dhe Roma që duhet të shpresojnë në radhë të parë te rezultatet e rivalëve që janë më lart në renditje. Java e fundit në Serie A do të jetë një përballje tepër emocionuese.

Tv Klan