60% e kolateralit mbulohet nga shteti

Qeveria ka vendosur të shtyjë deri në fund të Qershorit aplikimin e bizneseve për kredi, një pjesë e të cilës garantohet nga shteti.

Skema e njohur si garancia sovrane 2, i mundëson sipërmarrjeve marrjen e financimit nga bankat për nevoja likuiditeti apo kapital pune, ku 60% e kolateralit mbulohet nga buxheti i shtetit dhe interesi nuk do të jetë më i lartë se 5%.

Kërkesa për shtyrjen e afatit të kësaj skeme erdhi vetë nga Shoqata e Bankave, e cila kishte kërkesa të shumta nga ndërmarrjet private për të përdorur instrumentin e garancië si një mënyrë për t’u përballur nga kriza që shkaktoi pandemia e Covid-19.

Deri më sot skema mundëson mbulimin e 150 milionë Dollarëve, dhe deri tani janë përdorur vetëm 50 milionë për mbulimin me kolateral dhe mbeten ende aktive 100 milionë Dollarë. Në total kanë përfituar nga kjo kredi 308 biznese, kryesisht në fushën e tregtisë, shërbimit dhe prodhimit.

Tv Klan