Janë zhvilluar në Tiranë garat e “Automotive Fair Albania”, ngjarja më e madhe për të apasionuarit pas automjeteve.
Kryeqyteti u shndërrua në një pistë garash me makina, e cila mblodhi bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.
Garën e makinave e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai tha se ky aktivitet i ka sjellë qytetit adrenalinën e garave dhe jo vetëm shpejtësinë e makinave dhe motorëve, por shpejtësinë e ritmit të transformimit dhe të modernizimit.
Tv Klan