Ish-Kryeministrit Sali Berisha i është hequr ditët e fundit mbrojtja nga efektivë të Gardës së Republikës. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ky ishte një gjest frikacak dhe hakmarrje e Kryeministrit Rama.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar Garda e Republikës që tha se shërbimi i ruajtjes së ish-Kryeministrit është kryer në bazë të ligjit që përcakton një afat 3 – vjeçar pas mbarimit të detyrës. Ky vendim duhet të hynte në fuqi që 3 vite më parë kur mbaronte dhe afati ligjor për ruajtjen ish-Kryeministrit.

Tv Klan