“Gardianët” e vijës mbrojtëse, gazetarja komenton Etrit Berishën dhe Arlind Ajetin


“Gardianët” e vijës mbrojtëse, gazetarja komenton Etrit Berishën dhe Arlind Ajetin

19:01 20/11/2023

Kombëtarja e futbollit ka korrur sukses pak suksesi në ndeshjet e fundit duke dhuruar emocione të forta. Përtej triumfit si ekip, secili prej futbollistëve ka karakteristikat e tij të veçanta që e bëjnë një pjesë integrale të skuadrës edhe pse ata kanë zgjedhur që të flasin përmes lojës në fushën e blertë.

Për t’u njohur më mirë me ta, gazetarja Enkeleda Zeko përmbledh në “Rudina” në Tv Klan disa prej tipareve që spikasin te lojtarët e kombëtares.

Enkeleda Zeko: Etrit Berisha është lojtari më i mirë i ndeshjes me Moldavinë që luajtëm para 3 ditësh. Ishte portieri që mori notën më të lartë dhe ishte ai që na dha garanci për të hequr emocionet e forta të fundit të ndeshjes ku ne kishim frikë se mos Moldavia arrinte të merrte 3 pikët me ne. Ishte gardiani që kombëtarja jonë e do shumë dhe ka një siguri të jashtëzakonshme me të në portë.

Etrit Berisha luan në Serinë A dhe ky do të jetë kampionati i dytë europian për të. Sa i përket Arlind Ajetit, Zeko e cilëson si lojtar kyç të mbrojtjes.

Enkeleda Zeko: Ajeti është një nga lojtarët kyç të mbrojtjes shqiptare, është një nga lojtarët e rëndësishëm të mbrojtjes dhe mbrojtja që ka qenë pikë e dobët në kombëtaren tonë për shumë kohë sot është një fuqi e fortë dhe një siguri e jashtëzakonshme. Ajeti është ndër ata lojtarët që i jep shumë siguri dhe qëndrueshmëri mbrojtjes së kombëtares./tvklan.al










Të ngjashme