Ka mungesa, por pa alibi për sfidën

Nuk ka rëndësi forma dhe përgatitja fizike derbi fitohet me anën psikologjike. Cila skuadër do të jetë më e qartë, ajo do të ketë sukses. Kështu shkojnë në sfidën e “Air Albania”, Partizani dhe Tirana.

“Nuk jemi në top formë, kemi disa probleme, por jemi mirë. Mendoj se në një ndeshje të tillë duhet të jesh në top formë në kokë. Kjo të jep mundësinë të bësh mirë me këmbë. Edhe unë i ndjej emocionet e kësaj ndeshjeje. Kam parë disa pamje nga derbit e mëparshëm për të kuptuar atmosferën. Tirana ka një trajner mjaft inteligjent dhe është një skuadër shumë konkurruese”.

Në të njëjtën mënyrë e pret këtë ndeshje edhe Orges Shehi i Tiranës Sfida luhet në “Air Albania” këtë të diel në orën 19:00.

Tv Klan