Garë e fortë në Premier League


Garë e fortë në Premier League

23:05 14/09/2021

4 ekipe me rezultate të njëjta në 4 javë

4 ekipet që udhëheqin Premier League arritën të njëjtat pikë dhe fitore apo barazime në 4 javët e para. Everton fitoi me rezultatin  3–1 me Burnley të hënën. Në të njëjtin drejtim po ecin Manchester United, Chelsea dhe Liverpool.

Te djajtë e kuq janë frymëzuar nga ardhja e Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 2 gola në suksesein 4 – 1 ndaj Newcastle. Manchester United falë më shumë golave të shënuar qëndron në vendin e parë. Por këtë sezon do të jetë një garë e fortë edhe me përforcimet, pasi Chelsea ktheu në ekip Romelu Lukaku, i cili deri më tani është në kuotën 3 gola në Premier League.

Gara me Ronaldo është transferuar nga Italia në Angli. Të dy së bashku realizuan 53 gola në Serie A në kampionatin e kaluar. Duket se ky sezon në Premier League do të jetë emocionues ku kanë mbetur edhe 34 javë deri në fund./tvklan.al







Të ngjashme