Garë e fortë për një vend të kupat e Europës. Kukësi barazoi pa gola me Teutën të dielën. Rastet nuk munguan në të dy portat me lojtarët e skuadrës kuksiane që guxoi më shumë. Skënderbeu ia doli të marrë një fitore përballë Flamurtarit.

Ndeshja e luajtur në Korçë përfundoi me rezultatin 2 – 0. Golat e Krasniqit dhe Muzakës i përfshinë korçarët në garën për një vend në kupat e Europës. Sfida e mbijetesës mes Luftëtarit dhe Tiranës përfundoi në barazim 1 – 1. Golit të Hasanit me 11-metërsh në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Rapo në të dytën.

Ky rezultat e afron më shumë Kastriotin me rivalët, pasi ekipi krutan mori fitoren në tavolinë 3 – 0 me Kamzën e përjashtuar. Të shtunën Partizani barazoi 1 – 1 me Laçin në “Selman Stërmasi”.

Tv Klan